+355 697075200  info@fillopune.al 1043 Tirane Hene - Shtune 09:00 - 18:00
  • Pranimi kushteve

    FilloPune.al ofron informacione online ku përfshihen vendet e punës më të reja dhe shërbime të ndryshme e-mail e SMS rreth punësimit, burimeve njerëzore, atyre statistikore dhe tregtare: analizimi, përpunimi të mëtejshëm, (të cilave mëposhtë do t’i referohemi si “Shërbimi”) subjekt i Kartës së të Drejtave të Përdorimit (“KDP”). Duke përdorur Shërbimin tonë në çdo mënyrë, ju bini dakord të respektoni KDP-të. Në bazë të rregullatores së re të bashkimit Europian mbi mbrojtjen e të dhënave (GDPR-General Data Protection Regulation), ju bëjmë me dije se, kur përdorni shërbime të fillopune.al, ju bini dakord të ndiqni çdo udhëzues të postimeve, të aplikuar për të gjitha shërbimet e FilloPune.al, i cili mund të ndryshojë kohë pas kohe. Kur ju kundërshtoni ndonjë kusht të KDP, ndonjë udhëzues, ose ndonjë modifikim ose jeni i pakënaqur me fillopune.al, ju sugjerojmë të na kontaktoni me anë të një e-mail tek info@fillopune.al ku të na jepni informacion të detajuar mbi ankimimin apo sugjerimin tuaj.

  • Mbrojtja e te dhenave personale

    – Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,
    – Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’,
    – Ligjin Nr.9918 datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’ si dhe aktet e tjera nënligjore në plotësim.
    Administratori i portalit (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe  liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.
  • E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen

    1. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
    2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes.
    3. Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.
  • E DREJTA PËR TU ANKUAR

    Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.

  • Pakënaqësitë tuaja

    Mirëpresim pyetjet, komentet dhe sugjerimet tuaja mbi këtë dokument në kontaktet e FilloPune.al në linkun: https://fillopune.al/kontakt/